Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por, Uashingtoni nuk beson që Ankaraja duhet ta lidhë anëtarësimin e saj në bllokun evropian me pranimin e Suedisë në NATO.
“SHBA-ja për vite me radhë ka mbështetur aspiratat e Turqisë për në BE dhe vazhdon t’i mbështesë ato”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matt Miller.
“Megjithatë, ne nuk besojmë se kjo duhet të jetë pengesë për pranimin e Suedisë në NATO”, shtoi Miller.
Më herët gjatë 10 korrikut, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se BE-ja duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e shtetit të tij, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimin e Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s.
SHIKONI EDHE: Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Turqisë në BEDuke folur përpara nisjes së tij për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Erdogan tha se pranimi i Suedisë varet nga zbatimi i një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar gjatë samitit të aleancës në Madrid, duke shtuar se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.
Qëndrimi i Turqisë për Suedinë mbetet i njëjtë, duke u shprehur se Stokholmi nuk e ka trajtuar sigurinë e Ankarasë me seriozitet.
SHIKONI EDHE:
Katër gjëra që mund të ndodhin në samitin e NATO-s në Vilnius, Kosova jashtë agjendësSamitin e NATO-s në Lituani e mbrojnë "Patriotët" gjermanëNdër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.
Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste.
Në samitin e NATO-s në Vilnius do të diskutohet për një sërë çështjesh, përfshirë edhe pranimin e Suedisë.