SHBA-ja paralajmëron Rusinë teksa shton trupat në Evropë

Your browser doesn’t support HTML5

Trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dislokuara për të mbështetur aleatët e NATO-s në Evropën Lindore, në kohën e grumbullimit ushtarak rus në kufirin me Ukrainën, kanë mbërritur më 10 shkurt në një bazë ushtarake në Rumani. SHBA-ja ka dërguar gati 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe në Rumani, për ta mbrojtur Evropën Lindore nga një derdhje e mundshme e krizës rreth Ukrainës. Derek Chollet, këshilltar i lartë për politika i sekretarit amerikan të Shtetit, i cili ka vizituar kryeqytetin rumun, Bukureshin, më 9 shkurt, ka paralajmëruar se nëse Rusia zgjedh rrugën ushtarake karshi Ukrainës, “ajo ka për të parë më shumë nga kapacitetet e NATO-s në krahun lindor”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)