Nën masa të shtuara të sigurisë, SHBA-ja bëhet gati për inaugurimin e Bidenit
Pjesëtarë të Gardës Kombëtare qëndrojnë pranë ndërtesës së Kongresit më 17 janar, para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së. Më 6 janar, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit, ku mbetën të vdekur pesë persona.
Trumpat amerikane ruajnë Kongresin amerikan më 17 janar në Uashington. SHBA-ja rriti sigurinë para inaugurimit të Bidenit, nga frika se protesta të tjera të dhunshme, si ajo e 6 janarit, mund të organizohen.
Një anëtar i Gardës Kombëtare furnizohet me municion, teksa ruan ndërtesën e Kongresit më 17 janar.
Mbi 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa edhe kryeqytete të tjera të shteteve amerikane kanë përforcuar masat e sigurisë, nga frika se mund të mbahen protesta të dhunshme.
Kongresi është mbuluar me flamuj të SHBA-së më 16 janar.
Përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Bidenit. Karriget janë vendosur në atë formë që të ketë distancë fizike, si preventivë për koronavirusin. SHBA-ja është shteti me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Presidenti i zgjedhur, Biden, ka thënë se luftimi i pandemisë COVID-19 do të jetë prioriteti kryesor i administratës së tij.
Shumë rrugë të Uashingtonit janë bllokuar për qarkullim. Më 16 janar, në rrugët në afërsi të Kongresit, shihen disa njerëz duke ecur.
Garda Kombëtare duke patrulluar në rrugët boshe të Uashingtonit më 15 janar.