Përderisa miliona amerikanë po përballen me nxehtësi të madhe në të gjithë pjesën jugperëndimore të SHBA-së, presidenti Joe Biden planifikon të shpallë hapa të rinj për t’i mbrojtur punëtorët, për t’i përmirësuar shërbimet e parashikimit të motit dhe për ta bërë ujin e pijshëm më të qasshëm, tha Shtëpia e Bardhë më 27 korrik.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre e përshkroi valën e të nxehtit si “një kohë të vështirë” dhe tha se Biden po e trajtonte ndryshimin e klimës me “urgjencën e nevojshme”.
Presidenti demokrat ka nxitur Departamentin amerikan të Punës t’i shtojë inspektimet e vendeve të punës potencialisht të rrezikshme, si fermat dhe kantieret e ndërtimit. Ai gjithashtu kërkoi inspektime më të shpeshta në vendet e puës për të verifikuar nëse po respektoheshin masat e sigurisë së nxehtësisë.
Si pjesë e nismës, departamenti amerikan do t’i njoftojë punëdhënësit dhe punonjësit për mënyrat se si të qëndrojnë të mbrojtur nga nxehtësia ekstreme, që ka vrarë 436 punëtorë që nga viti 2011, sipas statistikave federale.
SHIKONI EDHE: Si po i nxit El Ninjo motin ekstrem dhe valët e nxehtësisëAdministrata e Bidenit planifikon të shpenzojë shtatë milionë dollarë për të zhvilluar parashikime më të detajuara të motit në mënyrë që të parashikohet moti ektrem, si dhe 152 milionë dollarë për ta përmirësuar infrastrukturën e ujit të pijshëm në Kaliforni, Kolorado dhe Uashington.
Udhëheqësit e Feniksit dhe San Antonios, dy qytete që kanë vuajtur nga valët e të nxehtit, pritet të marrin pjesë virtualisht në eventin e Shtëpisë së Bardhë.
Në Feniks, që 27 ditë rresht janë tejkaluar temperaturat prej 43 gradë Celsius. Në zonën Maricopa, ku ndodhet qyteti, raportoi së fundmi se ishin regjistruar 18 vdekje të lidhura me nxehtësinë midis 11 prillit dhe 15 korrikut. 69 vdekje të tjera janë ende duke u hetuar. Në këtë zonë ishin raportuar 425 vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë vitit të kaluar.
SHIKONI EDHE:
I nxehti i korrikut gati “i pamundshëm” pa ndryshime klimatikeEvropa përgatitet për kulmin e të nxehtit teksa bota shënon temperatura rekordeSi ndikon moti i nxehtë në trup dhe kush rrezikohet më së shumti?Bota shënon temperatura rekorde në tokë dhe deteNdërkohë, në San Antonio pati të paktën 15 ditë rresht me temperatura mbi 38 gradë Celsius. Të paktën 13 vdekje në Teksas janë fajësuar për të nxehtin ekstrem.