SHBA: Lufta me K. Veriore nuk është afër, por rreziku ekziston

Ilustrim

Dy zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara thonë se konfrontimi me Korenë Veriore nuk është afër, por kanë sinjalizuar se mundësia e luftës ende ekziston.

Ne nuk jemi më afër luftës se sa që ishim para një jave, por ne jemi më afër luftës se sa që ne ishim para një dekade”, tha gjenerali, H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit, Donald Trump, gjatë një interviste të djeshme në rrjetin televiziv, ABC.

Mëtutje, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara po vaazhdojnë të udhëheqin “përpjekje shumë të përkushtuar diplomatike”, që kryesohet nga sekretari i shtetit, Rex Tillerson.

Po ashtu, konsiderohet se sanksionet e reja financiare kundër Koresë Veriore, do ta dekurajojnë liderin verikorean, Kim Jong Un, nga lëvizjet e mëtejshme provokuese.

Your browser doesn’t support HTML5

Koreja Veriore thotë se do ta sulmojë Guamin gjatë këtij muaji

Aktualisht, Trump dhe Kim kanë këmbyer kërcënime, pasi Pheniani e kishte vazhduar testimin e raketave balistike ndërkontinentale, duke i injoruar sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Trump ka deklaruar se ushtria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme dhe i ka tërhequr vërejtjen liderit, Kim Jong Un, se ai “do të dëshpërohej shpejt” nëse ndërmerr ndonjë aksion kundër territoreve të Shteteve të Bashkuara ose aleatëve amerikanë.

Duke folur dje në rrjetin televiziv, Fox News Sunday, drejtori i agjencisë CIA, Mike Pompeo, tha se është e rëndësishme që Koresë Vriore t’i bëhet e qartë se durimit amerikan po i vie fundi.

Mëtutje ai theksoi:

Ne nuk jemi në një rrezik të afërt i cili mund të ndodhë sot. Një sulm nga Koreja Veriore nuk është diçka që është afër. Populli amerikan duhet ta dijë se kjo administratë po bën çdo gjë të mundshme. Presidenti e ka autorizuar komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Mbrojtjes për të qenë të sigurt se ne e mbrojmë Amerikën nga ky kërcënim”, tha Mike Pompeo.

Gjenerali Joseph Dunford, shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, udhëton për në Azi dhe pritet të takohet me liderët e Koresë Jugore, Japonisë dhe Kinës.

Ai u tha reporterëve se synon “të kuptoj se çfarë temeprature është në rajon” dhe do të diskutojë për opsionet ushtarake në rast se dështon “fushata për presion diplomatik dhe ekonomik”.

Ne po shikojmë që nga kjo situatë të dalim pa luftë”, tha Joseph Dunford.

Turneu i tij në Azi po bëhet derisa gazeta e Koresë Veriore, Minju Joson, në një editorial ka shkruar se ushtria verikoreane është “e aftë për të zhvilluar çfarëdo lufte të cilën e dëshirojnë Shtetet e Bashkuara”.

Përgatiti: Fatmir Bujupi