Kur bëhet fjalë për raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, është thjeshtë sikur loja mes macës dhe miut, filmit vizatimor të famshëm Tom dhe Jerry, deklarojnë autoritetet iraniane.
Mesazhi i filmit klasik të Hanna-Barbera përsëritet në këtë version: përderisa macja me fuqinë dhe madhësinë bën lojëra me miun, është miu i mençur ai që gjithmonë del fitimtar.
Lideri suprem Iranian Ayatollah Ali Khamenei, përfshiu të dy rivalët gjatë adresimit më 23 maj, pas krijimit të tensioneve nga Uashingtoni me anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin të vitit 2015.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përkushtuar në të gjitha llojet e armiqësisë për goditjen e Republikës Islame dhe kanë bërë komplot me propaganda në skemat politike, ekonomike, ushtarake, qe nga Revolucioni Islam më 1979”, tha Khamenei.
Të gjitha përpjeket kanë dështuar – sikurse Tom në filmin vizatimor të njohur Tom dhe Jerry – dhe do të dështojnë sërish në të ardhmen, tha ai.
Komentet e Khameneit, që u publikuan në faqen e tij zyrtare, ishin të parat që nga kërcënimi i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo ndaj Iranit me “sanksionet më të rënda në histori” nëse Teherani nuk pajtohet me 12 kushtet e marrëveshjes bërthamore.
Ndër kërkesat ishin zbulimi i plotë i dimensioneve të supozuara të ushtrisë së kaluar të programit bërthamor të Iranit, fundi i përhapjes së raketave balistike dhe ndërprerja e mbështetjes së saj për grupet e armatosura në rajon që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë organizata terroriste.
Deklarimet e Pompeos më 21 maj, vijnë dy javë pas anulimit të marrëveshjes bërthamore nga presidenti Trump, që i mundësonte Iranit lehtësira në ekonomi.
Vendimi i Trump kishte zemëruar liderët iranianë, duke shtyer Khamenein që të sfidojë direkt presidentin amerikan me fjalët “Nuk mund të bësh as një gjë”.
Me gjithë mosbesimin e madh ndaj Uashingtonit, Khamenei ka mbështetuar marrëveshjen bërthamore në momentin e nënshkrimit nga fuqitë botërore, duke e konsideruar si bazë të negociatave të mëtutjeshme.
Por, ai shpejt u kthye në kundërshtim të pajtimit, pas vlerësimit se shumë nga përfitimet ishin ende të bllokuara nga sanksionet amerikane që lidhen me të drejtat e njerëzve në Iran dhe programit të armëve balistike.
Khamenei, që jep fjalën e fundit në të gjitha çështjet e Republikës Islame, tha vitin e kaluar që marrëveshja duhet të anulohet nëse SHBA-ja tërhiqet.
Krahasimi i liderit Iranian në mes dy vendeve me filmin vizatimor Tom dhe Jerry është ironk, pas shumë vërejtjeve që kishte dhënë lidhur me rrezikun e influencës amerikane në kulturën iraniane.
Por, ka shumë paralele për tu tërhequr: Përderisa kërcenimi për shkatërrim është gjithmonë prezent, Tom gjithmonë kërkon të hajë Jerryn, të dy, rrallë flasin me njëri tjetrin dhe të dy duket se ndjejnë kënaqësi nga torturimi i njëri tjetrit.
Po ashtu, ka dallime në këtë krahasim. Jerry, për shembull, shpesh është portretizuar si patriot amerikan, duke u bazuar në epizodën e vitit 1943 që kishte fituar çmime, në të cilën Tom bën të pamundurën për të mënjanuar ambiciet e Jerryt për të nisur një raketë.
*Epizodi i filmit vizatimor Tom dhe Jerry