Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktakuzë ndaj një iraniani në lidhje me një komplot të dyshuar për të vrarë Donald Trumpin, para se ai të zgjidhej president më herët gjatë kësaj jave.
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat penale më 8 nëntor për komplotin e zmbrapsur për të vrarë Donald Trumpin, para se ai të zgjidhej presidentin i 47-të i SHBA-së.
Aktakuza e ngritur në gjykatën federale në Manhatan pretendon se një zyrtar i paidentifikuar i Gardës Revolucionare të Iranit kishte instruktuar një kontakt të tij në muajin shtator, që të hartonte një plan për të vëzhguar dhe vrarë Trumpin.
SHIKONI EDHE: A mundet Irani ta shënjojë Trumpin në tokën amerikane?Nëse ky person, i identifikuar si Farjad Shakeri, nuk do të mund të hartonte një plan deri atëherë, sipas aktakuzës, zyrtari iranian i tha se Irani do të pauzonte planin e tij deri pas zgjedhjeve presidenciale, sepse zyrtari besonte se Trump do të humbiste zgjedhjet e 5 nëntorit dhe do të ishte më e lehtë që më pas ai të vritej, u tha në aktakuzë.
Sipas aktakuzës, Shakeri i tha Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) se ai nuk kishte propozuar ndonjë plan për vrasjen e Trumpit brenda shtatë ditësh, siç kishte kërkuar zyrtari.
Ky komplot, së bashku me aktakuzën që u bë publike vetëm disa ditë pasi Trump e mposhti në zgjedhje demokrate Kamala Harris, tregon atë që zyrtarët federalë i përshkruajnë si përpjekje të vazhdueshme nga Irani për të shnjestruar në tokën amerikane zyrtarët qeveritarë amerikanë, përfshirë Trumpin.