Izolimi i Shangait
Njerëzit duke bartur vaj gatimi sipër barrierave të vendosura në një rrugë për shkak të masave kufizuese si pasojë e përhapjes së COVID-19, Shangai, 13 prill 2022.
Një banor i Shangait duke pritur shpërndarjen e ushqimit pas një porte të mbyllur që bllokon hyrjen në zonën e banimit për shkak të përhapjes së Omicronit, variantit tejet ngjitës të COVID-19, 13 prill 2022.
Një tjetër pamje e banorëve të Shangait duke pritur shpërndarjen e ushqimit pas portës së mbyllur që bllokon hyrjen në zonën e banimit.
Punëtorët me maska mbrojtëse sistemojnë qese me perime dhe gjëra ushqimore në një kamion që u dërgon ushqim banorëve në pjesët e mbyllura të Shangait, prill 2022.
Një lodër shihet në dritaren e një ndërtese banimi gjatë masave të rrepta kufizuese në Shangai.
Një person i veshur me veshje mbrojtëse kundër koronavirusit duket teksa është zgjatur mbi barrikadën e ngritur për të mbyllur plotësisht një pjesë të qytetit të Shangait si pjesë e masave të rrepta të kufizimit nga përhapja e koronavirusit, prill 2022.
Punonjësit shëndetësorë duke ekzaminuar një pacient fëmijë në Sallën e re të Panaireve në Shangai, që është shndërruar në një spital të improvizuar për pacientët me COVID-19, 9 prill 2022.
Një punëtor me veshje mbrojtëse duke pushuar përjashta, Shangai, Kinë 11 prill.
Një zyrtar policie me veshje mbrojtëse duke bërë roje në një rrugë të boshatisur të Shangait të izoluar, si pasojë e masave të rrepta mbrojtëse, prill 2022.
Punëtorët me veshje mbrojtëse udhëzojnë banorët që rreshtohen për testim, Shangai, prill 2022.
Oficerët e policisë me veshje mbrojtëse duke vëzhguar hyrjen në një tunel që çon në zonën Pudong përtej lumit Huangpu, pas kufizimeve të qarkullimit në mes të bllokimit për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit në Shanghai, Kinë 28 mars 2022.