Nëpër foto: Tre vjet luftë në Ukrainë

Një grua duke përqafuar fëmijën e saj në një stacion metroje në Kiev gjatë ditës së parë të pushtimit rus, më 24 shkurt 2022.

Civilët shikojnë një kolonë automjetesh të blinduara ruse të shkatërruar në Buça, afër Kievit, më 1 mars 2022. Qyteti u kap nga trupat ruse disa ditë pasi u bë kjo foto, por ato u tërhoqën më pak se një muaj më vonë. Pas tërheqjes së Moskës, dolën në pah provat e krimeve të luftës në Buça, duke tërhequr dënimin ndërkombëtar.

Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Chernihiv më 2 prill 2022. duke ikur nga Buça dhe Irpini më 11 mars 2022.

Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Çernihivit më 2 prill 2022.

Oleksandr, një klerik ushtarak, i jep bekimin një ushtari ukrainas në rajonin verilindor të Harkivit më 24 prill 2022.

Yuriy, një mekanik ukrainas i tankeve, i fotografuar në rajonin lindor të Donjeckut më 11 qershor 2022.

Ndërtesa banimi të dëmtuara në Saltivka, një periferi e Harkivit, më 13 shtator 2022.

Trupi i një ushtari ukrainas, i gjetur me duart e lidhura pas shpine, në një varr masiv pranë Izjumit, në rajonin e Harkivit, më 16 shtator 2022.

Një zjarrfikës përpiqet të shuajë zjarrin pas një sulmi me dron Shahed në Kiev, 17 tetor 2022.

Një vajzë 9-vjeçare e quajtur Sofiyka përqafon kafshën e saj, një brejtës, gjatë evakuimit nga Makijivka, në rajonin lindor të Luhanskut, më 19 nëntor 2022.

 

Trupat ukrainase shtien me një obus të siguruar nga aleatët perëndimorë në rajonin e Donjeckut më 23 nëntor 2022.

Parzmorja e gjakosur e një ushtari ukrainas, e fotografuar pranë Soledarit, në rajonin e Donjeckut, më 23 janar 2023.

Qendra e Bahmutit, rajoni i Donjeckut, fotografuar më 25 shkurt 2023. 

Një ushtarak ukrainas në Bahmut më 25 shkurt 2023. 

Një ushtar ukrainas i fotografuar në momentin kur pozicioni i tij po granatohej, maj 2023.

Ushtarët ukrainas pas sulmit të një pozicioni rus pranë Bahmutit, maj 2023.

Një ushtari rus i jepet ujë pas kapjes së tij nga forcat ukrainase pranë Bahmutit në majin e vitit 2023.

Një ushtar ukrainas në një ndërtesë të dëmtuar nga beteja në Blahodatne në rajonin e Donjeckut më 17 qershor 2023.

Punëtorët festojnë pas instalimit të Tridentit ukrainas në Monumentin e Atdheut të Kievit më 6 gusht 2023. Tridenti masiv zëvendësoi një emblemë sovjetike.

Pasojat e një sulmi raketor në qendër të Çernihivit më 19 gusht 2023.

Një ushtar ecën poshtë një murali në qytetin e sulmuar Avdijivka, rajoni i Donjeckut në nëntor të vitit 2023.

Një anëtar i një ekipi ukrainas mortajash gjatë një pushimi tymos një cigare në lindjen e diellit në një pozicion pranë Bahmutit, dhjetor 2023.

Trupat ukrainase duke shikuar drejt qiellit për dronët e armikut në një pozicion afër Bahmutit më 6 mars 2024.

Një vajzë bën kafe brenda lokalit të saj të dëmtuar nga shpërthimi më 25 mars 2024 pasi një raketë ruse goditi qendrën e Kievit.
 

Zjarrfikësit duke kaluar nëpër rrënojat e një ndërtese në Kiev të shkatërruar nga një raketë ruse, më 25 mars 2024.
 

Copëza që u hoqën nga të plagosurit në një institucion mjekësor pranë Avdijivkës në mars 2024.

Një grua e re qan ndërsa pëshëndetet me anëtarët e familjes gjatë evakuimit nga Pokrovsku, më 30 gusht 2024.

Një shenjë tregon ndihmën për evakuim nga Pokrovsku, në një rrugë në qytetin lindor të Ukrainës në fund të shtatorit 2024.

Disa vatra zjarri të shkaktuara nga sulmet ruse në një vendbanim afër Pokrovskut në shtator 2024.

Artem, një komandant ukrainas 40-vjeçar, bërtet për paralajmërim para se ekipi i tij i artilerisë të gjuajë drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut në fillim të tetorit të vitit 2024.

Nëna e ushtarit të rënë Danylo Lyashkevych qan mbi arkivolin e të birit gjatë funeralit të tij në Kiev më 8 nëntor 2024.

Një grua mban qenin e saj teksa vazhdojnë sulmet ruse në Kiev, 20 dhjetor 2024.

Një fëmijë duke u larguar nga vendi ku ndodhi një sulm rus, Kiev, 20 dhjetor 2024.

Hyrja në stacionin e metrosë "Lukianivska" të Kievit u dëmtua nga një sulm rus më 18 janar 2025.

Një krater i krijuar në vendin e një sulmi rus pranë stacionit të metrosë "Lukianivska" në Kiev më 18 janar 2025.

Njerëzit mblidhen për të përkujtuar protestat e Euromaidanit të Ukrainës të vitit 2014, në Kiev, më 20 shkurt 2025.

Protestat e viteve 2013-2014 ndihmuan në largimin e presidentit prorus, Vitkor Janukoviq, nga pushteti. Rusia u përgjigj duke pushtuar gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe duke nxitur trazira që çuan në konflikt në rajonin lindor të Donbasit. Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)