Në Serbi vaksinohen biznesmenët e rajonit

Your browser doesn’t support HTML5

Në Serbi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve të bizneseve nga shtetet e Ballkanit. Rreth 8.000 punëtorë nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi gjatë 27 dhe 28 marsit do të vaksinohen në Beograd dhe Nish. Vaksinimi i këtyre punëtorëve është mundësuar nga Oda Ekonomike e Serbisë. Kosova ka refuzuar për "arsye parimore" të marrë pjesë në këtë fushatë vaksinimi. (Përgatiti: Bujar Tërstena)