Serbët në veri: S'kemi problem me shqiptarët, por me Qeverinë Kurti-Sveçla
Your browser doesn’t support HTML5
Qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës, protestuan në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut. Disa prej përfaqësuesve të komunitetit serb në deklarimet e tyre kundërshtuan hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve derisa thanë se po përballen me presione të vazhdueshme nga Qeveria në Prishtinë. Ish-gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiq, tha se serbët nuk po protestojnë kundër popullit shqiptar, por kundër Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.