Serbët paralajmërojnë “përgjigje” nëse vazhdojnë arrestimet
Your browser doesn’t support HTML5
Në tubimet e disa qytetarëve serbë në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë u paraqit të martën e ashtuquajtura “Deklaratë e Vidovdanit”, me të cilën u paralajmërua “përgjigje” nëse “Kosova vazhdon me arrestimin e serbëve”. Deklarata vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa qytetarë serbë janë arrestuar për dhunë ndaj forcave të rendit dhe gazetarëve.