Si e shënon bota 11 Shtatorin?
Një skulpturë e flamurit amerikan qëndron në memorialin për 11 shtatorin në Motza, Izrael, në perëndim të Jerusalemit. Emrat e viktimave, përfshirë edhe pesë qytetarë izraelitë, janë të shkruar në pllakën përkujtimore të memorialit.
Artistja amerikane, Miya Ando, pozon në Londër pranë punimit të saj të quajtur “Pas 11 shtatorit”, i punuar nga çeliku i gjetur në “World Trade Center”. Skulptura ishte lëvizur nga lokacioni i përkohshëm në Battersea, në Parkun Olimpik të Londrës, pi pasojë e vonesave në dizajnimin e “shtëpisë së përhershme” të punimit. Kjo ishte një dhuratë nga Autoriteti i Portit të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit për Mbretërinë e Bashkuar.
Një skulpturë nga artisti ruso-gjeorgjian, Zurab Tsereteli, i titulluar “Kushtuar luftës kundër terrorizmit botëror”, qëndron në Bayonne, Nju Xhërsi, në afërsi të Manhattan. Punimi me gjatësi prej 30 metrash i është dhuruar Shteteve të Bashkuara si dhuratë zyrtare nga qeveria ruse në shtator të vitit 2006.
Fëmijët lëshojnë pëllumba të bardhë përpara monumentit kushtuar viktimave të terrorizmit në Kiev të Ukrainës, më 11 shtator 2014. Monumenti, i cili u përurua në vitin 2005, ka të gdhendur mbishkrimin “Ti nuk duhet të vrasësh”, në 120 gjuhë të botës.
Një skulpturë e Kullave Binjake në Kopenhagë, Danimarkë…
…dhe një memorial i ngjashëm ndodhet në Irlandë. Ky punim i kushtohet zjarrfikësit Sean Tallon, familja e të cilit kishte emigruar nga Irlanda, si dhe punëtorëve të tjerë të emergjencave dhe shërbyesve publik që ndërruan jetë gjatë sulmeve.
Një memorial kushtuar viktimave të sulmeve në Kielce të Polonisë, quhet “Homo Homini”, që në latinisht do të thotë “Njeriu për Njeriun”. Emrat e sulmeve të tjera terroriste të 15 viteve të fundit janë të gdhendur në monumentin që përfaqëson Kullat Binjake.
Ky memorial, i emëruar “Memoria e Luce” (Kujtim dhe Dritë), ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qytetin Italian të Padovës. Forma sugjeron një libër të hapur. Struktura është dizajnuar nga arkitekti Daniel Libeskind, një nga planifikuesit e lokacionit të ridizajnuar të “Word Trade Center” në Nju Jork.