Së paku 17 të vdekur nga shembja e një guroreje në Indi

Pemë të rrëzuara nga stuhia tropikale Remal që goditi Indinë dhe shkaktoi shira të mëdha më 28 maj.

Së paku 17 persona kanë humbur jetën të martën nga shembja e një guroreje në verilindje të Indisë, thanë zyrtarët.

Gurorja u shemb si pasojë e shirave të mëdha, sipas zyrtarëve.

Rahul Alwal, zyrtar i lartë policor, tha se ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë trupat e të vdekurve nga gurorja në Melthum, rreth 6 kilometra nga larg Aizwalit, kryeqytetit të shtetit Mizoram.

Dy punëtorë u nxorën të gjallë, ndërsa 12 të tjerë janë zhdukur, shtoi ai.

Alwal theksoi se janë duke u bërë përpjekje për të arritur te punëtorët e ngecur dhe për gjetur më shumë të mbijetuar.

Mizorami ka shumë gurore, nga ku nxirren gurë për ndërtimin e rrugëve dhe për ndërtime të tjera.

Megjithatë, shumë kompani nxjerrin gurë pa marrë pëlqimin e kërkuar mjedisor.

Vitin e kaluar, shtatë punëtorë u vdiqën në qytezën Mamit nga shembja e një guroreje. Më 2022, 12 punëtorë humbën jetën në një incident të ngjashëm.

Pjesa verilindore e Indisë është duke u përballur me shira të mëdha, pasi stuhia tropikale Remal e goditi Bangladeshin të hënën.