Salih Mustafa nuk deklarohet rreth fajësisë

Your browser doesn’t support HTML5

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa nuk është deklaruar nëse ndjehet fajtor ose jo në seancën e parë që u zhvillua ndaj tij në gjykatën e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Avokati i Mustafës nuk përjashtoi mundësinë që mbrojtja të kontestojë ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara.Gjatë leximit të pikave të aktakuzës, gjykata tha se Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje gjatë vitit 1999. (Video: Dhomat e Specializuara tё Kosovёs)