Ndriçohet Sahat Kulla

Mbrëmjen e 3 tetorit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndezi dritat në Sahat Kullë.

Pas një restaurimi disamujor, Sahat Kulla është bërë funksionale, tha kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Sahat Kulla i është nënshtruar një restaurimi, që është bërë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.

Sahat Kulla gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, pranë Xhamisë së Mbretit dhe Xhamisë së Madhe.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se Sahat Kulla më në fund po u kthehet vizitorëve dhe shtoi se ky objekt ruan shumë vlera të trashëgimisë kulturore.
Dritat në Sahat Kullë ndryshojnë dhe ato janë shumëngjyrëshe.
Sahat Kulla është ndërtuar në Prishtinë në shekullin e 19-të.
Mekanizmi i orës kishte funksionuar deri në vitet '70 dhe deri në fillim të viteve 2000, Sahat Kulla ishte jofunksionale. Më 2002 mekanizmi i orës u zëvendësua me orë digjitale.