Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës përmes fotove
Një ushtar ukrainas zbret shkallët në një pozicion në vijën e frontit, në rajonin e Doneskut, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia. 22 janar 2022.
Ushtarët rusë hedhin minahedhës dore gjatë stërvitjeve në poligonin Kuzminsky në rajonin Rostov të Rusisë më 21 janar. Ky poligon ushtarak është rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Rusia ka grumbulluar mbi 125,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Një ushtar amerikan përgatit furnizimet ushtarake para se ato të dërgohen në Ukrainë. Dellauer, 21 janar 2022.
Një ushtar amerikan përgatit pakot me ndihma ushtarake që u nisën nga Shtetet e Bashkuara për në Ukrainë. Ambasada amerikane në Kiev njoftoi më 22 janar se rreth 90 tonë me ndihmë vdekjeprurëse ushtarake arritën në Ukrainë nga SHBA-ja.
Një instruktor duke stërvitur vullnetarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale në një park në Kiev më 22 janar 2022.
Ushtarët rusë përgatiten që të hedhin një mortajë gjatë stërvitjeve më 21 janar në poligonin Kuzminsky.
Ndërtesa e Ambasadës amerikane në Kiev e fotografuar më 24 janar. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Britania njoftuan se do të tërheqin disa pjesëtarë të stafit të ambasadave dhe familjarët e tyre nga Kievi, pasi bisedimet e javës së kaluar midis Uashingtonit dhe Moskës dështuan që të shtensiononin situatën.
Banorët lokalë dhe kadetët e rajonit të Doneskut, që mbështeten nga Rusia, e që e quajnë veten Republika Popullore e Doneskut, morën pjesë në një ceremoni më 22 janar për të shënuar një sulm me granata që ndodhi shtatë vjet më parë.
Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës gjatë stërvitjeve në një park në Kiev më 22 janar.
Banorët lokalë nga rajonet e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia më 22 janar shënuan shtatëvjetorin e një sulmi me granata në Donesk.
Një ushtar ukrainas prenë dru në vijën e frontit në fshatin Novomykhalivka në rajonin e Doneskut. 21 janar 2022.
Një ushtar ukrainas me rroba kamuflazhi bën roje në rajonin e Doneskut më 21 janar.