Ukraina ka pezulluar rrjedhat e naftës ruse në tre vende evropiane që nga 4 gushti, sepse pagesa nuk mund të kryhet për shkak të sanksioneve, tha kompania ruse e naftës, Transneft.
Transneft tha më 9 gusht se kjo kishte ndikuar në dërgesat në Republikën Çeke, Hungari dhe Sllovaki.
Sipas kompanisë, pagesa e naftës për muajin gusht u bë më 22 korrik për operatorin e tubacionit të Ukrainës, Ukrtransnafta, por e njëjta nuk krye dhe për rrjedhojë paratë u kthyen.
Banka ruse, Gazprombank, e cila trajtoi pagesën, tha se paratë u kthyen për shkak të kufizimeve të Bashkimit Evropian dhe shtoi se dërgesat e naftës në Poloni dhe Gjermani nëpërmjet Bjellorusisë ishin duke u zhvilluar "si zakonisht".
SHIKONI EDHE: BE-ja synon shkurtimin e përdorimit të gazit natyror për 15 për qindRusia ka reduktuar tashmë flukset e tubacioneve të gazit në shumë vende anëtare të BE-së, duke përmendur problemet me mirëmbajtjen e turbinave në tubacionin Rrjedha Veriore 1, si dhe sanksionet kundër disa blerësve që Moska i njeh zyrtarisht si "jomiqësorë".
Prej kur Kremlini filloi pushtimin e tij të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, Perëndimi vendosi sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë, duke e shkëputur vendin nga institucionet financiare ndërkombëtare.
SHIKONI EDHE: BE-ja ka miratuar zyrtarisht pakon e gjashtë të sanksioneve kundër RusisëBashkimi Evropian ka kërkuar mënyra për të reduktuar varësinë nga burimet energjetike ruse dhe ka rënë dakord të ndalojë më shumë se dy të tretat e importeve të naftës ruse.
Shtetet e Bashkuara ndaluan naftën dhe gazin rus disa ditë pasi Rusia nisi agresionin në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.