Rusia akuzohet për mizori në periferi të Kievit

Your browser doesn’t support HTML5

Forcat e Rusisë janë akuzuar për kryerjen e mizorive në qytezën e Buçës, në veriperëndim të kryeqytetit të Ukrainës. Trupat e pajetë të civilëve janë parë nëpër rrugë, teksa trupat ukrainase merrnin pozicionet në periferi të Kievit, pas një zmbrapsjeje të rusëve. Kryetari i Buçës, Anatoliy Fedoruk, ka thënë se rreth 300 vendës janë vrarë gjatë okupimit nga forcat ruse dhe se shumica prej tyre janë hedhur në një varrezë masive. Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)