Rusia ka rënë dakord me Kombet e Bashkuara për të eksportuar 30 milionë tonë drithë në tregun ndërkombëtar deri në fund të vitit 2022 për të ndihmuar në zbutjen e mungesës globale të ushqimit.
Kjo mungessë po shkaktohet, pjesërisht, nga lufta e Moskës kundër Ukrainës.
"Kjo do të bëjë të mundur mbështetjen e vendeve në nevojë dhe të ndihmojë në stabilizimin e mungesës së ushqimit në mbarë botën," tha të premten, Ministria Ruse e Bujqësisë.
Ministria vlerëson se Rusia do të korrë 130 milionë ton drithëra këtë vit, duke përfshirë 87 milionë tonë grurë.
OKB-ja ka paralajmëruar për muaj të tërë se lufta në Ukrainë, fatkeqësitë e shkaktuara nga klima dhe goditjet financiare kanë vënë në rrezik sigurinë globale të ushqimit në vendet e varfra, veçanërisht në Afrikë.
Ukraina njihet si një nga shportat e bukës në botë dhe pushtimi i Rusisë ka ndërprerë rëndë eksportet e saj të drithit.
Dërgesat bujqësore nga portet e Detit të Zi të vendit ishin bllokuar deri pak javë më parë.
Por në një përparim në korrik, si Rusia dhe Ukraina ranë dakord të lejojnë eksportet e grurit nga tre porte të Detit të Zi.
SHIKONI EDHE: Kriza e bukës