Rusët në terr informativ për shkatërrimin e Ukrainës
Your browser doesn’t support HTML5
Teksa Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës, duke sulmuar zona banimi, dhe duke nxitur reagime globale, shumë njerëz, të cilët jetojnë në Rusi dhe në Krimenë e okupuar nga Rusia, konsumojnë rrëfime false, të ofruara nga mediat e kontrolluara nga Kremlini. Cilësimi i pushtimit si luftë, dhe jo si “operacion special ushtarak”, përbën krim, sipas ligjit rus. Kur Radio Evropa e Lirë bisedoi me banorë në Krime, të cilën Rusia ia ka zaptuar Ukrainës më 2014, mes tyre mbizotëronte injoranca. Intervistat në këtë raport janë realizuar para se REL-i të detyrohej të ndërpriste punën në Rusi dhe në Krime, më 6 mars, pas trysnisë së fortë nga qeveria ruse për të ndalur raportimin e pavarur atje. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)