Rusia sulmon infrastrukturën civile të Ukrainës
Një oficer policie mban një djalë të vogël në vendin ku ndodhi një sulm rus me raketa gjatë natës në Harkiv më 16 janar.
Të paktën 17 persona u plagosën, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, në sulmet e fundit në qytet, sipas guvernatorit rajonal Oleg Syniehubov.
Puna e ekipeve ukrainase të shpëtimit në ndërtesën e banimit në Harkiv e cila u godit me raketa.
Syniehubov tha se sipas informacioneve paraprake, qyteti u godit nga dy raketa anti-ajrore S-300 të konvertuara.
Një grua e moshuar është transportuar në një spital nga ekipet e shpëtimit pas sulmit në Harkiv.
I vendosur vetëm 30 kilometra nga kufiri me Rusinë, Harkivi është nën bombardime të shpeshta që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Një oficer policie duke ndihmuar dy gra pranë vendit ku ndodhi sulmi me raketa në Harkiv.
Kryetari i bashkisë së qytetit tha se disa ndërtesa banimi u shkatërruan dhe se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë.
Dy banore qëndrojnë së bashku në temperaturat e ftohta teksa ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën e tyre në vendngjarje.
Ekuipazhet e shpëtimit, ndihmësit e mjekëve dhe oficerët e policisë vazhduan të punojnë deri në mëngjes në vendin e sulmit në një ndërtesë banimi në Harkiv.
Banorët brenda në një autoambulancë për të qëndruar më ngrohtë.
Në mëngjes, punonjësit e bashkisë i largonin mbeturinat nga sulmi rus në Harkiv.
Rrezet e diellit që sapo ka lindur shihen mbi një ndërtesë banimi që u dëmtua rëndë në Harkiv.
Një foto e siguruar nga Shërbimi i Shtypit i Ukrainës tregon dëmet në zonat e banuara në portin e Odesës në Detin e Zi.
Kievi pretendon se ka rrëzuar 19 nga 20 dronët iranianë Shahad që synonin qytetin port, duke plagosur tre persona dhe duke rezultuar me evakuimin e rreth 130 personave nga shtëpitë e tyre.
Banorët duke shikuar dëmet në një ndërtesë banimi në Odesa.
Rënia e mbeturinave të dronit goditi ndërtesat e banimit, duke dëmtuar një tub gazi dhe disa automjete në një nga rrethet e portit, tha Ministria e Brendshme.
Një banor shikon një apartament të shkatërruar në Odesa.
Një krater i madh është krijuar në oborrin e një ndërtese banimi në Odesa.
Moska është përpjekur në mënyrë të përsëritur të godasë infrastrukturën në portet jugore të Detit të Zi të Ukrainës, që kur u tërhoq nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejonte kalimin e sigurt të dërgesave të grurit ukrainas përmes detit.
Moska vazhdimisht pretendon se cak i sulmeve të saj janë vetëm objektivat ushtarakë.