Pasojat e përgjakshme të sulmeve ruse me raketa në Pokrovsk

Një burrë bart një grua të plagosur pasi një raketë e dytë ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk, më 7 gusht.

Sulmet, të cilat ndodhën brenda 40 minutave, dëmtuan ndërtesën e banimit, duke vrarë të paktën shtatë persona -- dy prej të cilëve ishin punëtorë shpëtimi -- dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Oficerët e policisë përpiqen ta mbajnë gjallë një burrë të plagosur rëndë pas sulmit rus me raketa në një zonë banimi në Pokrovsk më 7 gusht.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha më 8 gusht: "Ne po rifillojmë pastrimin e rrënojave. Natën, u detyruam të pezullonim punën për shkak të kërcënimit të lartë nga granatimet e vazhdueshme".

Banorët duke mbajtur gjërat e tyre jashtë ndërtesës së banimit të dëmtuar nga granatimet .

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se 29 oficerë policie dhe shtatë shpëtimtarë u plagosën në një sulm të dytë me raketa, pasi iu përgjigjën sulmit fillestar në qytet.

Nga sulmi rus u plagosën dhjetëra civilë, përfshirë këtë grua, si dhe dy fëmijë.
 

Ekipet e shpëtimit duke punuar në vendin e ndërtesës së banimit që u godit nga Rusia me raketa.
Një goditje të drejtpërdrejtë ka pësuar edhe një hotel pranë ndërtesës, i frekuentuar nga gazetarët.

 Një grua e plagosur në banesën e saj të dëmtuar.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi vetëm një ditë pasi zyrtarë nga rreth 40 vende u mblodhën në Arabinë Saudite për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë.

Ekipet e shpëtimit duke bartur një grua të plagosur brenda në një autombulancë.

Civilët e plagosur duke shikuar ekipet e shpëtimit në vendin e ngjarjes.

Një shesh lojërash për fëmijë është mbushur me mbeturina pas sulmit me raketa.

Pokrovski shtrihet afërsisht 55 kilometra në veriperëndim të Donjeckut, që kontrollohet nga separatistët rusë, dhe 50 kilometra nga vija e frontit.

Një burrë ka fjetur në banesën e tij të dëmtuar nga sulmet ruse me raketa.

Dy raketa ruse, të lëshuara brenda 40 minutash, goditën qytetin Pokrovsk në rajonin e Donjeckut në Ukrainë mbrëmjen e 7 gushtit, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur rreth 70 të tjerë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)