Rusia pretendon se Ukraina ka përdorur raketa amerikane në Kursk

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova. Fotografi nga arkivi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se forcat ukrainase kanë përdorur raketa të prodhimit amerikan për të shkatërruar një urë kyçe në qarkun Glushkov të rajonit rus, Kursk.

Zakharova pretendoi se nga ky me raketa janë vrarë “vullnetarë që po ndihmonin në evakuimin e civilëve”.

“Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketahedhës të prodhuar në Perëndim, me gjasë janë HIMARS-a amerikanë”, tha Zakharova përmes një postimi në Telegram.

Lexoni edhe këtë: Rusët e zemëruar që po i ikin me shpejtësi avancimit ukrainas në Kursk

Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Kievi pretendon se ka marrë nën kontroll 82 vendbanime në një zonë prej 1.150 kilometrash katrorë në Kursk, që nga nisja e inkursionit në territorin rus më 6 gusht.

Rusia ka akuzuar Perëndimin se po e mbështet dhe inkurajon ofensivën e parë tokësore të Ukrainës në territorin rus.