Rusia në mes të lindjes së BRSS-së 100 vjet më parë

Fotografitë pasqyrojnë jetën në terren dhe në korridoret e pushtetit teksa u formua Bashkimi Sovjetik, mes trazirave dhe urisë, një shekull më parë.

Fotografia e mësipërme tregon stafin e Ambasadës së parë sovjetike në Ankara, Turqi, më 30 dhjetor 1922, ditën kur u shpall zyrtarisht Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ruse, ukrainase, bjelloruse dhe "transkaukaziane".

Imazhet nga arkivi në këtë galeri tregojnë qytetarët rusë të zakonshëm dhe elitat gjatë muajve kur Vladimir Lenini dhe revolucionarët e tij socialistë vendosën botën në një kurs të ri dramatik, ndërsa Bashkimi Sovjetik mori formë.

Udhëheqësit revolucionarë të fotografuar gjatë një parade në Sheshin e Kuq në maj të vitit 1922, në mesin e tyre Mikhail Lashevich (i dyti nga e majta, duke përshëndetur), Leon Trotsky (në qendër, me mustaqe), Lev Kamenev (me jakë të bardhë, i dyti nga e djathta) dhe Mikhail Tomsky (djathtas). Të katër burrat më vonë, ose do të vriteshin, ose do të kryenin vetëvrasje pasi u përleshën me Josef Stalinin.

Një vagon treni që ishte pjesë e një "aparati të lëvizshëm agjitacioni dhe propagande" që udhëtonte në të gjithë Rusinë duke transportuar pedagogë dhe artistë që promovonin idetë e qeverisë bolshevike gjatë luftës civile të vendit. Teksti në vagonin e trenit thotë: "Rroftë zjarri i revolucionit botëror" dhe "Revolucioni i Tetorit u dha pushtet njerëzve".

Benjamini i Petrogradit, një udhëheqës i lartë i kishës që i rezistoi konfiskimit të pronës së kishës nga bolshevikët, në gjyq për "agjitacion kundër-revolucionar". Ai u ekzekutua në korrik të vitit 1922, disa javë pasi u bë kjo foto.

Zyrtarët sovjetikë kanë ekspozuar xhevahiret e konfiskuar të kurorës së familjes mbretërore ruse në një vend të paspecifikuar në shtator të vitit 1922. Mbreti, mbretëresha dhe pesë fëmijët e tyre ishin qëlluar dhe vrarë me bajonetë nga revolucionarët e majtë katër vjet më parë.

Një ceremoni fetare e mbajtur në Sheshin e Kuq të Moskës në shtator 1922. Tubimi do të rezultonte të ishte e fundit masive të besimit në Moskën Sovjetike pasi revolucionarët ateistë të vendosur të Leninit nisën një luftë kundër "klerikëve" të krishterë ortodoksë dhe kundër religjionit, në përgjithësi.

Ky imazh tregon pamje duke u konfiskuar prona e kishës në një vend të pacaktuar në dimrin e vitit 1922.

Punëtorët duke punuar në një linjë hekurudhore në pranverë ose në vjeshtë të vitit 1922. Nën Leninin, u zbatuan politikat radikale të barazisë gjinore, duke çuar në bashkimin masiv të grave në fuqinë punëtore dhe legalizimin e abortit në vitin 1920.

Komandanti i Ushtrisë së Kuqe, Semyon Budyonny (majtas), duke pozuar me një fshatar të quajtur Fyodor Gulyayev në Kremlin, qershor 1922. Gulyaevit iu dha një medalje për joshjen e qindra kalorësve të Ushtrisë së Bardhë në një moçal, ku shumica e kalorësve të bllokuar u vranë gjatë luftës civile ruse.

Një fëmijë i uritur në rajonin e Çelyabinskut të Rusisë gjatë urisë për bukë të viteve 1921-1922 në Rusi, në të cilën vdiqën të paktën 1 milion njerëz. Uria u shkaktua nga disa faktorë, përfshirë kaosin ekonomik që pasoi revolucionet e 1917-ës dhe "komunizmin e luftës" të bolshevikëve që përfshinte atë që Lenini e quajti "konfiskim i tepricës nga fshatarët".

Një fotografi nga një album për urinë e viteve 1921-1922 që u rizbulua në vitin 1989. Përshkrimi i fotografisë thotë se "njerëzit zhveshën lëvoret e pemës për t'i ngrënë" gjatë zisë së bukës.

Ushtarët e Ushtrisë së Kuqe të veshur me kapele me thumba "budyonovka" duke parakaluar me automjete ushtarake nëpër Sheshin e Kuq të Moskës në nëntor 1922.

Një çift i ri brenda një avioni në një fushë ajrore në Shën Petersburgun e sotëm më 1923.

Feliks Dzerzhinsky me gruan e tij, Sofia, në një fshat afër Moskës në vitin 1923. Polaku etnik lindi në një familje fisnike, por u bë një socialist fanatik dhe shpejt u ngjit në radhët e revolucionarëve të Rusisë për të kryesuar forcat e policisë sekrete bolshevike, atëherë sovjetike. "Feliksi i hekurt" (Iron Feliks) urdhëroi vrasjen masive të atyre që ai i quajti "armiq të revolucionit" shpesh bazuar vetëm në atë që ai e quajti "përkatësia e tyre klasore ose rolet e tyre para-revolucionare".

Një tramvaj duke lëvizur nëpër turmë në tregun Sukharevsky në Moskë në vitin 1923. Data e saktë nuk është e përcaktuar.

Një regjiment i fëmijëve i Ushtrisë së Kuqe Sovjetike në Moskë, dhjetor 1923.

Menjëherë pasi u bë kjo foto, u ratifikua një Kushtetutë për BRSS-në dhe Mbretëria e Bashkuar iu bashkua disa vendeve të tjera në krijimin e lidhjeve formale me Bashkimin Sovjetik.

Përgatiti: Syzanë Paçarizi