Rusia më 21 korrik riktheu furnizimet kritike të gazit në Evropë përmes Gjermanisë, duke rihapur gazsjellësin Rrjedha Veriore 1, dhjetë ditë pasi ky gazsjellës u mbyll për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes.
Por, dërgesat e gazit pritet që të jenë në sasi më të vogël sesa kapaciteti i këtij gazsjellësi.
Pas rritjes së tensioneve për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, zyrtarët gjermanë kishin shprehur frikën se gazsjellësi Rrjedha Veriore 1, që ishte i mbyllur që nga 11 korriku për mirëmbajtje të rregullt vjetore, mund të mos rihapej fare.
SHIKONI EDHE: Opsionet e Evropës pa gazin rusOperatori i gazsjellësit, AG, tha se në mëngjesin e 21 korrikut rinisën dërgesat e gazit, por sasia e furnizimeve do të marrë kohë që të rritet.
Kreu i rregullatorit të rrjetit të Gjermanisë, Klaus Mueller, tha se kompania shtetërore ruse, Gazprom, ka njoftuar se dërgesat më 21 korrik do të jenë rreth 30 për qind të kapacitetit të gazsjellësit.
Rrjedha Veriore 1 është burimi kryesor i gazit rus për Gjermaninë dhe përbën rreth një të tretën e furnizimeve me gaz të ekonomisë më të madhe në Evropë.