Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll dy vendbanime në Donjeck

Rekrutët rusë gjatë stërvitjeve. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Rekrutët rusë gjatë stërvitjeve. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Rusia tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa forcat e Moskës po vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit të Pokrovskit, në veriperëndim të kryeqytetit rajonal.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj morën kontrollin e fshatrave Porgres dhe Jevgenivka, që gjenden disa kilometra larg njëri-tjetrit.

Një ditë më herët, Rusia pretendoi se mori nën kontroll fshatin Lozuvatske, një prej disa fshatrave që ka thënë se ka kapur gjatë këtij muaji në rajonin e Donjeckut.

Së fundi, Kremlini ka përqendruar ofensivën e tij në këtë rajon, të cilin pretendoi se e ankesoi disa muaj pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi mëngjesin e 28 korrikut se ka zmbrapsur 29 sulme në këtë zonë, ku Rusia po tenton të dislokojë njësitë e saj.