Rusia shpall armëpushimin në Mariupol

Mariupol, 29 mars 2022.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve.

“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë të cituar nga AFP-ja të mërkurën.

Korridori humanitar nga Mariupoli në Zaporizhia - përmes qytetit Berdiansk që kontrollohet nga Rusia - do të hapet mëngjesin e së enjtes.

Autoritetet e Ukrainës nuk e kanë komentuar ende këtë njoftim.

Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar, mes akuzave për sulme nga të dyja palët.

SHIKONI EDHE: Pezullohet evakuimi në Mariupol, ushtria ruse akuzohet për të shtëna

Rusia është akuzuar, gjithashtu, se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Njoftimi u bë pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin e shkaktuar nga granatimet.

Imazhet e publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës, Maxar, treguan se zonat e banuara janë kthyer në gërmadha. Këto imazhe kanë vënë në pah topat e artilerisë ruse në pozicionet e qitjes në periferi të qytetit.

Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimet në Mariupol