Rezistenca e rusëve me miniatura kundër luftës

Kjo foto, e një protestuesi prej plasteline me përmasa të një kumbulle e vendosur para Kremlinit, u postua në një llogari në Instagram të quajtur malenkiy_piket (protesta e vogël) më 2 prill 2022.

Një figurë me mesazh kundër luftës jashtë stacionit hekurudhor të Finlandës në Shën Petersburg

Llogaria në Instagram me protestuesit e vegjël u hap tri javë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Disa figura miniaturë të protestuesve kundër luftës, në Shën Petersburg. 

Faqja u bëri thirrje rusëve që janë kundër luftës që të "bëjnë një njeri të vogël prej çfarëdo materiali, duke mbajtur një poster" dhe më pas "t'ia bashkangjisin figurën protestës kudo".
 

Pronari i llogarisë në Instagram, u largua nga Rusia së fundi dhe tani jeton në Francë. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se e filloi lëvizjen e protestës në miniaturë sepse, siç u shpreh, “nuk mund të bëja asgjë tjetër”.

Një figurë e vendosur pranë një prej kanaleve të Shën Petersburgut u kujton kalimtarëve: "Po ndodh një luftë. Rusia po e bombardon Ukrainën. Pse po luftojmë?"


 

Ndërsa Kremlini u dha dënime me burgim të përjetshëm protestuesve kundër luftës, pronari i llogarisë malenkiy_piket në Instagram, tha për Radion Evropa e Lirë:

Kisha shumë frikë të bëja diçka të madhe, kështu që vendosa të bëj diçka të vogël, por çdo ditë”.

Llogaria e protestës ka mbledhur rreth 10.000 ndjekës për mesazhet e saj, shpesh prekëse, kundër luftës.

Në këtë pankartë që kishte për qëllim vëmendjen e udhëtarëve në një stacion të vetmuar hekurudhor rus, shkruhet:

"Së bashku mund ta ndalonim këtë, por ju mendoni vetëm për veten tuaj".

Siguresa në grykën e një topi miniaturë në Ufa.

Aktivisti i mediave sociale thotë se i lindi ideja nga përvoja e tij në marketingun e mediave sociale dhe artin bashkëkohor.

“Vendosa të vë në punë të gjithë përvojën time dhe të krijoj diçka sikurse sfida me një kovë akulli (ice bucket challenge), me një rutinë të vogël ditore për të gjithë”, thotë ai.

Figurat e vogla përballë Kremlinit në një urë mbi lumin Moskva. Në tabelën e gruas shkruan: "Mos vrisni fëmijë".

Rusët që vendosin figura proteste si këto në publik, me siguri do të përballeshin me burgime të gjata nëse kapeshin.

 

Një figurë e një mjeku që deklaron: "Unë nuk po shëroj njerëz që të shkojnë dhe të vdesin në luftë".

Administratori i llogarisë në Instagram thotë: "Sot në Rusi është shumë e rrezikshme të bësh art politik", duke shtuar: "Shumë nga miqtë e mi janë duke u mbajtur në burg".

Një lëvizje e vogël në Rusi kundër luftës po merr vrull në mediat sociale.