Rusia imiton markat perëndimore
Kjo është një degë e Stars Coffe në rrugën Arbat, në qendër të Moskës. Ky zinxhir kafesh, i ngjashëm me Starbucks, u hap më 18 gusht.
Dyqani i Stars Coffe në rrugën Arbat u hap në vendin ku më herët ishte Starbucks. Në maj, kompania Starbucks iu bashkua dhjetëra markave të mëdha perëndimore dhe u largua nga Rusia, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Stars Coffe u hap nga reperi rus, Timati, i cili kishte publikuar një këngë më 2015, në tekstin e së cilës thuhej: “Presidenti Putin është shoku im i ngushtë”. Ky zinxhir kafesh ka bashkëpronar edhe gastronomin, Anton Pinskiy. Ata së bashku morën dyqanet që më herët shfrytëzoheshin nga Starbucks dhe aty do të hapen dyqanet e Stars Coffe në muajt në vazhdim. Starbucks kishte 130 degë në Rusi dhe pothuajse 2.000 punëtorë.
Timati dhe Pinskiy kanë thënë se synojnë që të ruajnë vazhdimësinë me markën për këtë zinxhir rus të kafesë. Por, Pinskiy u tha gazetarëve në Moskë gjatë hapjes të degës së kompanisë së tij se “perceptimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, por nëse krahasoni, atëherë nuk do të gjeni asgjë të përbashkët [me logon e Starbucks] përveç rrethit”.
Disa konsumatorë duke u larguar nga dega në Moskë e Stars Coffe më 19 gusht.
Ky zinxhirë i kompanisë së kafesë është shembulli më i fundit se si markat e ushqimit dhe pijeve perëndimore po zëvendësohen me imitime ruse.
Një degë e Tasty and That’s it, në vendin ku më herët gjendej McDonald’s në Kazan në gusht të vitit 2022.
Në maj, McDonald’s njoftoi për tërheqjen nga Rusia në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës. muajin pasues, qindra restorante që dikur ishin të McDonald’s u zëvendësuan me kompaninë në pronësi ruse, me emrin “Vkusno i Tochka” (“Tasty and That’s It”).
Punëtorët e Tasty and That’s it, duke përgatitur hamburgerë në dyqanin në Moskë, ku dikur ishte McDonald’s.
Ky zinxhir rus i ushqimit të shpejt ka pasur një fillim jo fort të vrullshëm, me raportimet në qershor që thoshin se punëtorët e kësaj kompanie përdornin bukë të mykur për hamburgerët. Por, pavarësisht këtyre raportimeve, tani restorantet e kësaj kompanie duhet se janë mjaft popullore.
Një dyqan i Tasty and That’s It në Kazan.
Një video e publikuar së fundmi nga një person thoshte se hamburgerët kanë shijen e njëjtë sikurse të McDonald’s.
Kompania Coca-Cola ndaloi prodhimin dhe shitjen në Rusi në muajin gusht. Por, një mori pijesh të ngjashme janë duke u prodhuar Rusi dhe po mbushin raftet në dyqanet ruse. Në këtë fotografi shfaqen pijet ruse: Cool Cola, Street dhe Fancy, që shiten në një dyqan në Moskë.