Rusët të trazuar nga lajmet për zmbrapsjen e ushtrisë në Ukrainë
Your browser doesn’t support HTML5
Rusët nëpër rrugë thonë se janë tejet skeptikë për zmbrapsjen e beftë të ushtrisë së tyre në rajonin e Harkivit në Ukrainë, ku ajo ka lënë pas tanke, autoblinda dhe artileri, teksa ka ikur pas përparimit të mbrojtësve ukrainas gjatë javës së kaluar. Rusët duket se i kanë dëgjuar lajmet, por shumica prej njerëzve të anketuar nga projekti i Radios Evropa e Lirë, Current Time, refuzojnë të pranojnë se Ukraina mund të ketë rimarrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit dhe parapëlqejnë të pranojnë shpjegimin e Kremlinit se ndryshimi i papritur është bërë në kuadër të një strategjie të planifikuar. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)