Ushtria ukrainase: Rusët në Bahmut kanë rënë në grackë
Your browser doesn’t support HTML5
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë më 22 maj se forcat ruse kanë rënë “në grackë” në Bahmut dhe se trupat ukrainase janë duke avancuar për t’i rrethuar rusët brenda në qytet. Këto komente janë bërë pasi Rusia ka pretenduar se e ka fituar kontrollin e Bahmutit - gjë që është përsëritur disa herë në javët e fundit. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)