Rumania ndërton strehimore pranë kufirit me Ukrainën
Ushtarët rumunë filluan ndërtimin e një strehimoreje nga bombat për banorët e fshatit Plauru, në deltën e Danubit, rreth 300 kilometra në lindje të Bukureshtit, më 12 shtator.
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë urdhëroi që strukturat të ndërtoheshin pasi u gjetën fragmente droni gjatë fundjavës.
Ushtarët rumunë duke shkuar në fushën ku është planifikuar ndërtimi i strehimores nga bombat.
Bukureshti e bëri këtë njoftim pasi autoritetet gjetën pjesë të një droni "të ngjashëm me ata që përdorur ushtria ruse" në zonën Plauru përtej kufirit me Ukrainën.
Ushtarët rumunë duke mbushur thasë me rërë.
Rumania e ka përforcuar monitorimin e hapësirës së saj pas sulmeve të përsëritura me raketa ruse pranë kufirit të saj.
Afërsisht 50 ushtarë rumunë morën pjesë në punimet për ngritjen e dy strehimoreve.
Strehimoret prej betoni janë projektuar për të "mbrojtur banorët" në Plauru dhe do t'u dorëzohen autoriteteve lokale pasi të jenë përfunduar.
Ky veprim pasoi një vendim të Bukureshtit për të miratuar "masa mbrojtëse në territorin kombëtar në afërsi të zonës së konfliktit në Ukrainë".
Pas prishjes së marrëveshjes që lejonte dërgesat e grurit, Kremlini ka intensifikuar sulmet e tij në portet dhe infrastrukturën e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat janë thelbësore për eksportet bujqësore të nevojshme për të adresuar një krizë globale ushqimore.
Ushtarët rumunë duke udhëtuar me një kamion pasi ndërtuan strehimoret.
Qëkur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, NATO-ja është fokusuar në parandalimin e përhapjes së luftës në territorin e saj.