"Rruga e jetës" në Bahmut
Transportuesit e blinduar të personelit ukrainas lëvizin nga qyteti që digjet Bahmut në Çasiv Jar më 6 prill.
Forcat e Ukrainës vazhdojnë të transportojnë trupa dhe furnizime kritike në Bahmut përgjatë "rrugës së jetës", pavarësisht pohimit të Moskës se ajo kontrollon 75 për qind të qytetit të shkatërruar.
Ushtarët ukrainas duke qëlluar me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit më 7 prill.
Ushtarët ukrainas përshëndesin njëri-tjetrin përgjatë një rruge afër qytetit Bahmut më 8 prill.
Beteja e ashpër për “Fortesën Bahmut” po cilësohet si beteja më e përgjakshme e këmbësorisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Çizmet e hedhura të ushtarëve ukrainas të plagosur jashtë një ambulance fushore pranë vijës së frontit në Bahmut.
Të dyja palët kanë pësuar viktima të shumta duke luftuar për qytetin pothuajse të shkatërruar, i cili është bërë simbol i qëndresës dhe kundërshtimit të Kievit dhe dështimeve ushtarake të Moskës.
Një mjek ushtarak duke i ofruar ndihmën e parë një ushtari të plagosur.
Ushtarët ukrainas vazhdojnë t'i evakuojnë civilët e mbetur nga Bahmuti -- kryesisht të moshuar, të varfër dhe të paaftë -- nën perden e errësirës.
Trupi i një ushtari të vdekur ukrainas mbi një tank pranë Bahmutit, më 9 prill.
Trupi i një tjetër ushtari të vdekur ukrainas duke u larguar nga vija e frontit në Bahmut.
Një grua e ulur me qenin e saj në një ulëse jashtë një pallati të dëmtuar në Çasiv Jar, më 9 prill.
I shtrirë në një kodër vetëm pak kilometra në perëndim të Bahmutit, qyteti i Çasiv Jar ka të ngjarë të bëhet mburoja e radhës kundër forcave të Moskës, të cilat janë akuzuar për përdorimin e taktikave të "tokës së djegur" për të shkatërruar qytetet dhe komunitetet ukrainase.
Ushtarët ukrainas gjatë një pushimi nga luftimet pranë një llogoreje në Bahmut, më 10 prill.
Kievi pretendon se mbrojtja e tij për Bahmutin po u shkakton humbje të mëdha pushtuesve rusë, por pranon se edhe forcat e tij e kanë paguar çmimin.
Një ushtar ukrainas shikon trupat e ushtarëve rusë të vdekur në një llogore.
Një ushtar ukrainas duke qëndruar mbi një tytë tanku.
Komandantët ushtarakë ukrainas kanë thënë se kundërofensiva e tyre, e mbështetur nga tanket perëndimore të sapodorëzuara dhe pajisje të tjera, nuk është larg.
Marrja e kontrollit të Bahmutit do t'i lejonte forcat e Moskës të përqëndroheshin në garnizonet në dhe rreth Çasiv Jarit, një qytet tjetër i shkatërruar nga granatimet ruse.
Një ushtar ukrainas, i cili u plagos gjatë luftimeve në Bahmut, duke u transportuar drejt një spitali në Dnipro, më 11 prill.
Marrja eventuale e Çasiv Jarit do të hapte gjithashtu rrugën për ushtrinë ruse për të avancuar në dy qytete më të mëdha në rajonin e Donjeckut-Kramatorsk dhe Slovijansk.