Grupe të serbëve lokalë dhe përfaqësues të Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - të mbledhur para ndërtesës së komunës në Zveçan.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke biseduar me pjesëtarë të KFOR-it në Zveçan. Ai i ka kërkuar KFOR-it që të mos lejojë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat komunale dhe të tërhiqen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës para ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në afërsi të ndërtesës komunale në Zveçan. Ata gjenden atje që nga 26 maji, kur u rritën tensionet në veri, pas hyrjes në ndërtesat komunale të tkryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e mbledhura në Zveçan.
Pjesëtarët e KFOR-it kanë vendosur disa gardhe metalike afër ndërtesës komunale në Leposaviq.
Një makinë e blinduar e KFOR-it në rrugët e Zubin Potokut.
KFOR ka shtuar praninë në tri komunat në veri të Kosovës.
Pjesëtarët e KFOR-it në rrugët e Leposaviqit.
Forca të shtuara të NATO-s në veri. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë "hapa të njëanshëm dhe destabilizues".
Pjesëtar të KFOR-it në rrugët e Zubin Potokut.
Disa makina të KFOR-it para ndërtesës së komunës së Zubin Potokut.
Një autoblindë e njësive speciale të Policisë së Kosovës në rrugët e Zveçanit.
Pjrsëtarë të Policisë së Kosovës para ndërtesës së komunës së Zubin Potokut.
Autoblinda të KFOR-it në Zubin Potok.
Kordoni i sigurisë së Policisë së Kosovës para ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Serbët duke protestuar në Zveçan.
Në Zveçan, janë parë makina me simbolin Z, që është përdorur nga trupat ruse gjatë pushtimit të Ukrainës dhe nga mbështetësit e Moskës.
Në një autoblindë të Policisë së Koosvës, protestuesit serbë kanë vizatuar një simbol nacionalist serb.
Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para ndërtesave të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Afër ndërtesave komunale është parë shtim i pranisë së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe i Policisë së Kosovës.