Rriten tensionet në kufirin Bjellorusi-Poloni

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet polake e kanë akuzuar Bjellorusinë se po përpiqet të nxisë një konfrontim serioz, teksa pamjet kanë shfaqur qindra emigrantë duke ecur drejt kufirit me Poloninë. Komisioni Shtetëror Kufitar i Bjellorusisë ka publikuar pamje nga droni, që shfaqin policinë polake me pajisje kundër trazirave, duke bërë rojë në kufi, teksa emigrantët po mblidheshin në anën bjelloruse të tij, prapa telave me gjemba. SHBA-ja i ka bërë thirrje Bjellorusisë të ndalë menjëherë fushatën e saj të orkestrimit dhe detyrimit të rrjedhave të parregullta të emigrantëve drejt kufijve. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)