Shkatërrimet në Gazë
Një grua e plagosur mban në duar një foshnje pas bombardimeve izraelite në Rafah të Gazës më 29 tetor.
Një palestinez mban në duar djalin e tij të vogël që u vra gjatë sulmeve ajrore në Han Jonis të Rripit të Gazës, para varrimit të tij më 29 tetor.
Një burrë palestinez shikon shkatërrimet në një ndërtesë pas sulmeve izraelite në Han Jonus në jug të Rripit të Gazës më 29 tetor. Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve në Gazë që të evakuohen nga veriu për në jug të territorit.
Shkatërrimet në Rafah në jug të Gazës më 29 tetor, pas sulmeve ajrore dhe tokësore të Izraelit.
Një vajzë qan, teksa sheh shkatërrimet në Rafah më 29 tetor 2023.
Palestinezët presin në radhë për të blerë bukë në Rafah, teksa vazhdojnë bombardimet izraelite në Rripin e Gazës më 29 tetor.
Palestinezët shikojnë shkatërrimet e shkaktuara nga sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës më 29 tetor.
Palestinezët kërkojnë për të mbijetuar që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja pas sulmeve izraelite në Qytetin e Gazës më 28 tetor. Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, ka thënë se vlerësohet se 1.700 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara.
Qyteti i Gazës më 28 tetor 2023.
Palestinezët hyjnë me forcë në një qendër të ndihmës të Kombeve të Bashkuara dhe marrin furnizime
Shtëpi të shkatërruara në Rripin e Gazës më 29 tetor 2023.