Rrëzohet një aeroplan me 132 njerëz në Kinë

Aeroplanë të kompanisë, China Eastern Airlines.

Aeroplani i kompanisë ajrore China Eastern Airlines, - me 132 pasagjerë në bord - është rrëzuar të hënën në Provincën Guanksi, pasi është nisur nga qyteti kinez, Kunming për në Guangzhou.

Pas rrëzimit në rajonet malore, aeroplani është përfshirë nga flakët.

Ka shqetësime se nuk ka të mbijetuar, mirëpo numri i viktimave dhe arsyeja e rrëzimit, nuk dihen ende.

Kompanitë ajrore kineze kanë histori të mirë sa i përket sigurisë, pasi aksidenti i fundit masiv ka ndodhur 12 vjet më parë.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonën e rrëzimit të aeroplanit dhe kanë thënë se është ndalur zjarri.