Palestinezët jetojnë në rrënojat e Gazës
Palestinezët e familjes Zawaraa kanë ndezur qirinj dhe qëndrojnë në çadrën që kanë ngritur në rrënojat e shtëpive të tyre, që u shkatërruan nga sulmet ajrore të Izraelit, gjatë luftimeve mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza. 25 maj, 2021.
Një berber palestinez qeth një person pranë rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në qytetin e Gazës. 25 maj, 2021.
Mansour Abu Gadeen (majtas) dhe dy djemtë e tij, Mostafa dhe Mohamedi (djathtas), më 27 maj kanë bërë këtë fotografi në shtëpinë e tyre në Gaza që është shkatërruar.
Gazetari palestinez, Alaa Shamali, 35 vjeç, shtëpia e të cilit u shkatërrua më 2014 gjatë konfliktit mes Izraelit dhe grupit militant, Hamas, pozon pranë rrënojave të ndërtesës ku jetonte së fundmi në Gaza. 25 maj, 2021.
Palestinezët mblidhen rreth një zjarri pranë shtëpive të tyre të shkatërruara në, Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës. 26 maj, 2021.
Palestinezët mblidhen rreth një zjarri së bashku me familjet e tyre, në Beit Hanun më 26 maj, 2021.
Palestinezët qëndrojnë në çadra të improvizuara, që i kanë ngritur pranë rrënojave të shtëpive të tyre të shkatërruara në Gaza. 23 maj, 2021.
Mofeed Sabit, 64 vjeç, është ulur në një divan, që qëndron mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara në Magazzi. Rripi i Gazës, 24 maj, 2021.
Kjo grua palestineze gatuan në kuzhinën e shtëpisë së saj të shkatërruar në Gaza. 23 maj, 2021.
Palestinezët kanë ngritur çadra të improvizuara pranë shtëpive të shkatërruara në Rripin e Gazës. 23 maj, 2021.
Këta persona shikojnë dëmet në shtëpinë e tyre më 29 maj, 2021, një javë pas arritjes së armëpushimit në Gaza, ku Izraeli dhe Hamasi i dhanë fund konfliktit 11-ditor.
Fëmijët mblidhen rreth një zjarri në Beil Lahia në veri të Rripit të Gazës.