Riparim rrugësh dhe qetësi e çuditshme në Rusi pas rebelimit të Wagnerit
Një polic duke patrulluar Sheshin e Kuq bosh, më 25 qershor. Qendra e Moskës mbetet e mbyllur, dy ditë pas një kryengritjeje të armatosur, gjatë së cilës trupat e rebeluara ndodheshin vetëm dy orë rrugë larg Moskës, më 24 qershor.
Punonjësit duke riparuar një rrugë në Rostov-on-Don, më 25 qershor.
Rrugët në qytetin jugor rus janë dëmtuar nga tanket, pasi udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi një rebelim të armatosur më 24 qershor, që mori në kontroll shtabin ushtarak në Rostov-on-Don.
Një burrë i veshur me një bluzë me emblemën e grupit rus, Wagner, duke ecur në Moskë, më 25 qershor.
Pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, Prigozhini ndërpreu rebelimin e tij më 24 qershor, teksa një kolonë e gjatë e luftëtarëve dhe automjeteve ushtarake të Wagnerit po i afrohej Moskës.
Shtabi i grupit Wagner, në Shën Petersburg, më 25 qershor. Ndërtesa raportohet të jetë e mbyllur dhe po patrullohet nga rojat e sigurisë, ndërsa policia është stacionuar aty pranë.
Njerëzit duke ecur nëpër qendrën e qytetit Rostov-on-Don më 25 qershor.
Gjatë kapjes së qytetit nga Wagneri, atje kishte skena të tensionuara, teksa disa banorë argumentonin me luftëtarët, por grupi dhe Prigozhin personalisht, u përcollën me duartrokitje nga turmat e grumbulluara, teksa ata nisën të largoheshin në mbrëmjen e 24 qershorit.
Ushtarët rusë duke pastruar zonën përreth ndërtesës së shtabit ushtarak në qytetin Rostov-on-Don, më 25 qershor, një ditë pasi atë e morën në kontroll forcat e Wagnerit.
Oficerët e sigurisë duke kontrolluar një veturë, e cila po i afrohej Kremlinit, më 25 qershor.
Moskovitët duke shijuar motin veror, më 25 qershor.
Një burrë duke e larguar një pllakat për rekrutimin e burrave në grupin Wagner, më 24 qershor. Pllakati qëndronte pranë një autostrade në periferinë e Shën Petersburgut.
Ushtarët rusë duke ecur më 25 qershor pranë një porte në Rostov-on-Don, ku një ditë më parë ishte i stacionuar një tank i Wagner-it.
Hyrja e bllokuar për në Sheshin e Kuq të Moskës, më 25 qershor.
Portat në pjesën verore të Sheshit të Kuq. Ato janë mbyllur më 24 qershor, ndërsa një ceremoni diplomimi, e planifikuar të mbahej në Kremlin atë ditë, është anuluar, sipas raportimeve nga Rusia.