Rindërtimi i katedrales Notre Dame pas dëmtimit nga zjarri

Një pamje e katedrales Notre Dame de Paris të premten e 8 dhjetorit 2023 në Paris, Francë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e vizitoi katedralen të premten, duke shënuar numërimin mbrapsht njëvjeçar për rihapjen e saj më 2024. Katedralja po rindërtohet pas zjarrit që e kaploi katër vjet më parë, më 15 prill 2019. 

Katedralja Notre Dame de Paris e fotografuar nga lart.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke prekur pjesë të kryqit të vendosur në majë të katedrales Notre Dame de Paris, gjatë vizitës së tij.

Një pjesë e kryqit në majë të katedrales Notre Dame de Paris.

Një pjesë e punuar e strukturës së gjatë, të hollë dhe të mprehtë të katedrales Notre Dame de Paris. 

Punëtorët duke punuar për rindërtimin e katedrales.

Punëtorët duke punuar në naos, pjesa qendrore e katedrales në formë kryqi e destinuar për të akomoduar pjesëmarrësit. Katedralja Notre Dame u shkatërrua nga zjarri në vitin 2019, që shkaktoi rrënimin e saj, ndërsa punimet për rindërtimin vazhdojnë një vit para rihapjes së saj për publikun, në Paris, Francë, 8 dhjetor 2023.

Arkeologët e Institutit INRAP duke punuar në varret me skelete që u zbuluan në naosin e katedrales Notre-Dame de Paris. Maja dhe çatia e katedrales ishin shkatërruar nga zjarri.
 

Marangozët duke punuar në çatinë e katedrales.

Maja e katedrales Notre Dame shihet e rrethuar me skele.

Një burrë duke punuar në fasadën me zbukurime të katedrales.

Statujat brenda janë mbuluar me pëlhura prej gome për t'i mbrojtur në hapësirën ku zë vend kori i katedrales Notre Dame.

Pamje e naosit të katedrales Notre Dame me statuja engjëjsh dhe zbukurime të tjera me tematikë kishtare. Shumë relikte dhe objekte të tjera i kanë shpëtuar zjarrit.

Në një moment gjatë zjarrit, zjarrfikësit, zyrtarët policorë dhe punëtorët komunalë kanë formuar një zinxhir njerëzor për të larguar nga objekti gjësendet me vlerë, të punuara me ar, disa prej të cilave datojnë nga shekulli XII.

E ndërtuar sipas stilit gotik francez, punimet në katedralen Notre Dame pritet të përfundojnë gjatë vitit 2024, kur edhe do të hapet për publikun.

Një statujë e mbuluar me pëlhurë prej gome për ta mbrojtur nga dëmtimet eventuale gjatë punimeve për rindërtimin e katedrales. 

Punimet për restaurimin dhe ndërtimin e majës së katedrales Notre Dame po vazhdojnë në Paris, teksa ka mbetur vetëm një vit para hapjes për publikun në kryeqendrën franceze. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)