Rikrijimi i avionit malajzias analizohet para gjyqit për vrasje
Avokatët analizojnë skeletin e rikrijuar të avionit të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, në bazën ajrore Gilze-Rijen, në Holandë, më 26 maj 2021.
Gjyqtarët do të udhëheqin gjykimin e shtetasve rusë, Oleg Pulatov, Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky, si dhe të ukrainasit Leonid Kharchenko. Që të katërtit do të gjykohen në mungesë, për 298 pika të aktakuzës për vrasje. Vetëm Pulatov ka angazhuar një ekip mbrojtës. Qeveria holandeze ka thënë se avioni është rrëzuar nga separatistët, me një raketahedhës rus Buk. Rusia mohon të ketë gisht në këtë incident.
Gjyqtari kryesues, Hendrik Steenhuis (në foto), u ka thënë gazetarëve se “po e realizojmë këtë vizitë te avioni i rindërtuar i MH17, si pjesë e procesit zyrtar penal, i cili do të jetë mjaft i ngarkuar emocionalisht për të afërmit e viktimave”
Analizimi i mbetjeve të avionit është transmetuar drejtpërdrejt për familjarët e pasagjerëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit që humbën jetën.
Një pamje e hundës së avionit të rrëzuar, me dëme të dukshme të shkaktuara nga predha në xhamin e kabinës së pilotëve.
Një pamje brenda kabinës së pilotëve, në një fotografi të shkrepur më 2015, kur avioni i rikrijuar ishte ekspozuar për herë të parë.
Këto mbetje të avionit të rrëzuar, që janë përdorur për ta rikrijuar atë, janë mbledhur pas një kërkimi intensiv nëpër një zonë aktive lufte, në një pjesë të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia
Një fotografi e nëntorit të vitit 2014, e cila shfaq një burrë duke bartur një pjesë të avionit, nga vendi i rrëzimit të tij, brenda territorit ukrainas nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia. Inspektorët holandezë kanë angazhuar shërbimet emergjente të një grupi separatist, që e quan veten Republika Popullore e Donetskut, për të mbledhur pjesët, pasi kanë vlerësuar se zona ishte shumë e rrezikshme për stafin e tyre.
Seancat dëgjimore të gjykimit për vrasje kanë filluar në marsin e vitit 2020, por janë zgjatur për shkak të çështjeve procedurale. Prokurorët pritet t’i bëjnë deklaratat e tyre hapëse rreth rastit më 7 qershor.