Njerëzit që e kanë kaluar më herët koronavirusin mund të kenë mëdyshje nëse kanë mbrojtje të mjaftueshme ndaj variantit Delta të koronavirusit.
Varianti Delta, sipas shkencëtarëve, është mbi dy herë më ngjitës sesa variantet paraprake të koronavirusit.
Sipas disa studimeve, në përgjithësi, riinfektimet janë të rralla për shkak të natyrës komplekse të sistemit imunitar.
Imuniteti i fituar pas infektimit të parë me koronavirus, në shumë raste, mbron njerëzit nga riinfektimi, shkruan Healthline. Megjithatë, edhe kur njerëzit riinfektohen, në të shumtën e rasteve, ata kanë simptoma të buta të sëmundjes COVID-19.
Por, sipas ekspertëve, imuniteti ndryshon nga një person te një tjetër, ku disa persona kanë imunitet më të fortë, kanë përgjigje më të fortë imunitare që i mbron ata nga varianti Delta pas infektimit të parë dhe disa të tjerë kanë përgjigje më të dobët imunitare dhe ata sëmuren sërish.
SHIKONI EDHE: Rreziqet nga mosmarrja e vaksinësPor, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes në Shtetet e Bashkuara (CDC), në fillim të gushtit, publikuan gjetjet ku thuhej se personat e pavaksinuar kundër COVID-19, e që kanë qenë të infektuar më herët me koronavirus “kanë dyfish më shumë gjasa” që të infektohen sërish, andaj me qëllim që të krijojnë mbrojtje më të mirë ndaj sëmundjes, atyre iu bë apel që të vaksinoheshin.
“Nëse e keni pasur COVID-19 më herët, ju lutem vaksinohuni. Marrja e vaksinës është mënyra më e mirë për ta mbrojtur veten dhe të tjerët përreth jush, veçanërisht pas përhapjes së variantit më ngjitës Delta”, tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.
CDC ka studiuar banorët në Kentaki, ku janë analizuar rezultatet laboratorike të personave të infektuar me koronavirus më 2020 dhe atyre të infektuar në maj dhe qershor të vitit 2021.
“Personat që e kanë kaluar virusin dhe nuk janë vaksinuar kanë më shumë gjasa të infektohen sërish sesa personat e vaksinuar plotësisht, edhe nëse ata kanë qenë të infektuar gjashtë apo nëntë muaj më parë”, tha CDC-ja.
Sipas studimit, CDC-ja tha se imuniteti natyral nga infektimi i parë nuk është aq i fort, prandaj ky institucion ka rekomanduar që njerëzit që e kanë pasur virusin, të vaksinohen, në mënyrë që mbrojtja ndaj virusit të përforcohet.
Edhe studime të tjera kanë gjetje të ngjashme.
SHIKONI EDHE: Vaksina zbut simptomat e variantit DeltaPër shembull, një gjetjet e publikuara nga Shëndeti Publik i Anglisë, autorët e studimit thanë se varianti Delta rrit riinfektimet krahasuar me variantin Alfa “për 46 për qind”.
Në studim i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit gjeti se njerëzit që prodhojnë përgjigje më të dobët imunitare janë më të rrezikuar që të infektohen sërish nga variantet e reja të koronaviursit. Por, ata shtuan se infektimi i parë ofron mbrojtje të mirë kundër sëmurjes së rëndë.
Dr. Amesh Adalja nga Universiteti Johns Hopkins tha se “është një rregull i përgjithshëm që riinfektimet nuk janë aq të rënda, për shkak se trupi i njeriut veçse ka pasur imunitet” në të kaluarën ndaj sëmundjes COVID-19.
Sistemi imunitar ka tri lloje të mbrojtjes nga një virusi: antitrupat, qelizat T dhe qelizat B.
Antitrupat janë linja e parë e mbrojtjes ndaj një infeksioni. Ato e mbrojnë trupin edhe nga sëmundja e lehtë.
Qelizat T dhe qelizat B të kujtesës gjenden në nyejt limfatike dhe veprojnë kur ekspozohen ndaj një patogjeni.
Qelizat T janë thelbësore për ta mposhtur virusin dhe për të parandaluar sëmundje të rëndë, hiospitalizim dhe vdekje.
Ndërkaq, sipas një hulumtimi, qelizat B të kujtesës prodhojnë antitrupa të rinmj që njohin variantet e reja dhe mutacionet e tyre, kurdo që këto qeliza ekspozohen ndaj patogjeni.