Dëmet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje


Moti i lig me reshje të dendura shiu ka kapluar territorin e komunës së Jabllanicës, në Bosnje e Hercegovinë ku është raportuar për disa viktima.
 

Pamje nga përmbytjet në Jabllanicë.

Darko Juka, zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut Hercegovinë Neretvë, ka bërë të ditur se janë gjetur 14 trupa të pajetë dhe se ka pasur "shumë" viktima dhe se situata është më kritike në zonën e Jabllanicës, ku uji në disa fshatra kishte kaluar mbi çatitë e shtëpive.

Shtëpitë e përmbytura në fshatin Luke, pranë Fojnicës.
 

Një pamje nga lart tregon një zonë banimi të përmbytur në Kishelak, Bosnjë dhe Hercegovinë, 4 tetor 2024.

Disa banorë shikojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut afër Jabllanicës, e kanë mbuluar infrastrukturën e këtij vendbanimi.

Autoritetet thanë se kanë kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës që të dërgojnë një helikopter për të shpëtuar jetën e një fëmije në Jabllanicë”, tha Marija Buhaç, kryeministrje e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në Mostar më 4 tetor.

Kështu dukej Fojnica nga lart, një vendbanim në Bosnjën qendrore, 4 tetor 2024.

Ujërat e grumbulluara nga reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur fshatin Fojnicë.

Rrëshqitja e dheut në një bregore në Bosnjën qendrore.

Një veturë e ngecur në llumin e përmbytjeve... 
Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës tha se një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë.

Pamje nga përmbytjet në Jabllanicë.

 

Përmbytjet në zonën e Kishelakut.
 

Autoritetet lokale thanë se qarkullimi rrugor është plotësisht i ndërprerë, ndërkaq linjat e komunikimit telefonik janë ndërprerë pjesërisht në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës.

Dalja e lumenjve nga shtretërit e tyre dhe rrëshqitjet e dheut kanë bër që të pezullohet qarkullimi në disa akse rrugore në Bosnje.

Një burrë duke ecur në ujë në një rrugë të përmbytur pas shirave të dendur në qytetin e Kishelakut, rreth 20 kilometra në perëndim të Sarajevës, më 4 tetor 2024.

Ndërtesat e banimit janë reflektuar në një fushë futbolli të përmbytur pas një shiu të dendur në fshatin Kishelak në Bosnje, 4 tetor 2024. 

Një burrë shikon dëmet nga përmbytjet nga ballkoni i shtëpisë së tij.