Familja me më së shumti bredha festivë

  • Reuters

Dhoma e ndejës e Susanne dhe Thomas Jeromin, të cilët kanë thyer rekord botëror me 605 bredhat e stolisur në një shtëpi, si dhe zbukurime tjera, shihet në Rinteln, në perëndim të Hanoverit, Gjermani, 3 dhjetor 2024.

Çifti shihet mes zbukurimeve të shumta në shtëpinë e tyre sivjet në Rinteln.

Korridori i shtëpisë së familjes Jeromin i zbukuruar për Krishtlindje.

Familja Jeromin vendosi rekordin botëror me gjithsej 605 bredha të stolisur të vendosur në një shtëpi.

Familja Jeromin përdori edhe 120.000 zbukurime ngjyrash të ndryshme në shtëpi.

Bredha festivë dhe figurina me motive krishtlindjesh janë vendosur edhe në banjë.

Korridori i shtëpisë së familjes Jeromin në pritje të festave të fundvitit.

Një tjetër pjesë e shtëpisë së familjes Jeromin e mbuluar topa, yje, bredha e zbukurime tjera festive.  

Muret dhe tavanet janë të tëra të mbuluara me zbukurime. 

Për të vendosur sa më shumë bredha festivë familja shfrytëzoi edhe hapësira jo të zakonshme si banjat... 

... pa e harruar edhe këtë kënd të tualetit.

Për zbukurimet e shtëpisë ata përdorën edhe 50.000 drita.

Një pamje nga lart e korridorit të shtëpisë. 

Një prej dhomave të shtëpisë së familjes Jeromin.

Familja Jeromin në Gjermani vendosi rekord botëror për numrin më të madh të pemëve të Krishtlindjeve të dekoruara në një vend. Me 605 bredha, 120.000 zbukurime, 50.000 drita dhe mijëra figura me motive Krishtlindjesh, vendi po shndrit nga shkëlqimi dhe ngjyrat. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)