Refugjatët hebrenj hasidikë të Ukrainës gjejnë strehim në Hungari

Refugjatët hebrenj hasidikë duke vallëzuar gjatë një feste fetare në fshatin humanitar Machne Chabad në Balatonoszod, Hungari, më 11 korrik.

 

Olha Malka, një refugjate hebreje hasidike duke luajtur me vajzën e saj në liqenin Balaton. Machne Chabad ndodhet në një kompleks veror të ish-liderëve komunistë, ku ofrohet strehim i përkohshëm për të, si dhe refugjatët e tjerë.

Rreth 400 persona jetojnë në fshatin humanitar, objekti më i madh i këtij lloji në Evropë, i cili drejtohet nga Shoqata e Komuniteteve Hebraike të Hungarisë (EMIH) dhe Federata e Komuniteteve Hebraike të Ukrainës.

 

Autoritetet ukrainase i ndaluan burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç të largoheshin nga vendi kur Rusia nisi pushtimin në shkurt. Por disa, si këta hebrenj hasidikë që luten në Machne Chabad, kanë arritur të largohen.

Fëmijët refugjatë hebrenj nga Ukraina duke vizatuar në tokë me shkumës anije luftarake dhe tanke.

Neomi Gluzman Kravchenko, një refugjate hebreje hasidike nga Ukraina, duke luajtur me djalin e saj, Mykhaylo, në dhomën e tyre. Derisa disa kanë hequr dorë nga ideja e kthimit në Ukrainë, Kravchenko thotë se shpreson që ata të mund ta presin fundin e luftës duke qëndruar në Hungari dhe më pas të shkojnë në shtëpi.

Mëngjesi në fshatin humanitar.

Marharyta Yakovleva Ormotsadze duke përkëdhelur qenin e saj Yena. Izraeli ka qenë një destinacion popullor për refugjatët hebrenj ukrainas, me rreth 30.000 njerëz që kanë mbërritur atje që nga fillimi i luftës.

Eksodi i kaq shumë hebrenjve hasidikë përbën një goditje të rëndë për komunitetin hebre të Ukrainës. Rabini kryesor në EMIH, Slomo Koves, thotë: "Jeta hebreje ishte mjaft e lulëzuar, kaq e fortë, kaq e pasur. Pak para luftës, ata thonë se ishte në kulmin e saj... është për të ardhur keq që e gjithë kjo u shkatërrua brenda një dite për shkak të luftës”.
 

Fëmijë në fshatin humanitar. Historikisht, komuniteti hebre në Ukrainë është përballur me masakra anti-semite, Holokaustin dhe shtypjen gjatë epokës sovjetike.
 

Memoriali i Holokaustit “Drobytskiy Yar” në periferi të Harkivit u dëmtua nga bombardimet ruse në mars. Rreth 50.000 hebrenj janë larguar nga Ukraina, duke dobësuar një komunitet që ishte rindërtuar që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.