Inflamacion i rrallë në zemër lidhet me vaksinat e Pfizer-it dhe Modernas

Ilustrim.

Inflamacioni në zemër është efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave kundër koronavirusit të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, sipas rregullatorëve në Evropë.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se efektet anësore janë vërejtur më shumë te burrat e rinj.

Kjo Agjenci ka thënë se përfitimet e vaksinave kundër koronavirusit vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet.

Mirëpo mjekët dhe pacientët janë këshilluar që të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit në zemër.

SHIKONI EDHE: Pfizer do të kërkojë autorizim për dozën e tretë të vaksinës

Në to përfshihen dhimbja në gjoks dhe ndjesi të mosmarrjes frymë.

Deri më tani pesë persona kanë vdekur, mirëpo sipas Agjencisë, ata kanë qenë më të moshuar apo kanë pasur komplikime tjera shëndetësore.

Edhe rregullatori për ilaçe në Shtetet e Bashkuara, ka shtuar ditë më parë një paralajmërim në vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, për inflamacion të lehtë në zemër, për ata që marrin këto doza.

Vaksinat e dy prodhuesve merren me dy doza.