Reagime nëpër botë pas vdekjes së presidentit iranian
Një grua iraniane duke u lutur për presidentin Ebrahim Raisi në Teheran më 19 maj, pasi u raportua se helikopteri me të cilin udhëtonte Raisi dhe shoqëruesit e tij, u rrëzua në veriperëndim të Iranit.
Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie pasi trupat e Raisit, 63 vjeç dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, 60 vjeç, u gjetën në vendin e rrëzimit të helikopterit më 20 maj.
Nënkryetari i parë, Mohammad Mokhber, duke folur gjatë një takimi të kabinetit qeveritar në Teheran më 20 maj, pranë një karrige të zbrazët mbi të cilën është vendosur një pëlhurë e zezë, ku zakonisht ulej Raisi.
Khamenei e ka emëruar Mokhber president të përkohshëm.
Një grua iraniane duke lexuar një gazetë në faqen e parë të së cilës është raportimi për aksidentin.
Një pelegrin iranian shiit në qytetin e shenjtë Najaf, në Irak, tregon lajmin në telefonin e saj për vdekjen e Raisit.
Ultra-konservatori Raisi mendohej gjerësisht se do të bëhej udhëheqësi suprem i ardhshëm i vendit.
Klerikët myslimanë në zyrën përfaqësuese të Khameneit në Najaf shprehin ngushëllime për Raisin dhe të tjerët që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit.
Një protestuese antiqeveritare duke mbajtur një pankartë të Raisit përpara Ambasadës iraniane në Berlin.
Raisi u quajt "Kasapi i Teheranit" për rolin e tij si një nga gjyqtarët që mbikëqyri ekzekutimet e mijëra të burgosurve politikë në fund të viteve 1980.
Protestuesit në Berlin duke brohoritur parulla kundër Qeverisë.
Organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut, si Amnesty International dhe Human Rights Watch, e kanë dënuar Raisin. Amnesty International ka kërkuar që ai të hetohet për krime kundër njerëzimit.
Një burrë ul në gjysmështizë flamurin kombëtar libanez jashtë pallatit qeveritar, ndërsa kryeministri në detyrë, Najib Mikati, shpalli tri ditë zie në Liban.
Lule dhe një fotografi me mbishkrimin "Ne po vajtojmë" janë vendosur pranë Ambasadës iraniane në Moskë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, vlerësoi Raisin si një "politikan të shquar" dhe "një mik të vërtetë të Rusisë".
Njerëzit mbajnë pankarta ku shkruan "Iran - 19.05.2024" (majtas) dhe "Iran ne jemi me ju" jashtë Ambasadës në Moskë.
Këmbësorë në Pekin shikojnë një ekran të madh që tregon pamjet e Raisit duke njoftuar lajmin për vdekjen e tij.
Presidenti kinez, Xi Jinping, e quajti vdekjen e Raisit "tragjike" dhe tha se "populli kinez ka humbur një mik të mirë", tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Njerëzit vendosin lule pranë fotografive të Raisit gjatë homazheve për presidentin iranian dhe viktimave të tjera jashtë Ambasadës iraniane në Xhakarta, Indonezi.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Bashkimi Evropian "shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta".