Mlladiqit i konfirmohet dënimi
Your browser doesn’t support HTML5
Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-shefit të ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq. Më 2017, ai ishte dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Mlladiq është gjetur fajtor për rolin e tij në gjenocid, përkatësisht në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë të Bosnjës, në Srebrenicë.