Kosova regjistron edhe 14 raste me koronavirus

Ambulanca për koronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Katërmbëdhjetë raste me koronavirus u raporton të enjten në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,707 mostrave.

Në 24-orëshin e kaluar nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 16 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 443.

Me shifrat e javëve të fundit, Kosova është vendi me normën më të ulët të infeksionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për krahasim, pozitiviteti i rasteve në Kosovë aktualisht është nën 1 për qind, ndërsa në Mal të Zi është mbi 23 për qind.

SHIKONI EDHE: Britania miraton pilulën e parë kundër COVID-19

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.5 milion vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 735,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Këtë javë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka miratuar vaksinimin edhe të fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç.

Deri më tash, të gjithë personat mbi 16 vjeç kanë mundur të vaksinohen.